Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

E moshuara që mbledh kanaçe shkon në SPAK, rezulton pronare e kompanisë fiktive

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua e moshuar dhe në gjendje të vështirë ekonomike është paraqitur sot në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi rezulton si pronare e një prej kompanive fiktive e dyshuar për evazion fiskal.

Por ajo thotë se prej vitesh siguron jetesën duke mbledhur kanaçe, dhe nuk ka dijeni për çështjen në fjalë.

Merita Hajdari i është drejtuar ditën e sotme SPAK për të kërkuar llogari për këtë skandal ku është përfshirë dhe ku thotë se nuk ka asnjë dijeni. Ajo është paraqitur në dyert e SPAK bashkë me djemtë e saj pasi ka dëgjuar që emri i saj të lakohet në media.

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në skemën e dyshuar të evazionit fiskal me vlerë rreth 180 milionë euro, ku mes tyre ka azilantë, çobanë, të cilët kanë nisur prej ditës së sotme të paraqiten në SPAK.

E moshuara ka shkuar në SPAK dhe ka marrë kontakt me një nga personat e sigurisë, i cili nuk e ka lejuar të takoi prokurorët e posaçëm por e ka orientuar të bëjë kallëzim në Policinë e Tiranës, shkruan newsbomb.al. Madje, me vete kishte marrë dhe thesin me kanaçe që kishte mbledhur në koshat e kryeqytetit.

Merita Hajdari, referuar dokumenteve të bëra publike, rezulton të jetë e përfshirë në kompaninë fiktive që dikur ka qenë në emër të Gjyste Serrmit. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, por në emër të saj janë kryer veprime edhe pas vdekjes. Firma e saj është falsifikuar dhe më pas në skenë ka dalë ai i të moshuarës tjetër që mbledh kanaçe.

Më shumë




spot_img








spot_img