Katy Morgan, ish-eskorta 26 vjeçare që paguhej 1500 paund në natë, është bërë nënë, ndërsa babai është një futbollist i Premier League, të cilit ka vendosur të mos ia publikojë emrin.
Ajo tha se i ati i fëmijës u trondit shumë kur mori lajmin, duke mos besuar që fëmija ishte i tiji, por pas analizave të ADN-së gjithçka është qartësuar.
Morgan u shpreh se futbollisti e kishte marrë vetëm për t'u argëtuar, ndërsa kishin kryer marrëdhënie seksuale për të paktën 3 herë.
Ish-eskorta ka thënë se ka patur marrëdhënie seksuale edhe me futbollistë të tjerë të Premier League, ndaj kjo ishte edhe arsyeja pse babait të fëmijës i vinte turp që ajo ishte nëna e djalit të tij.
“Atij i kishin dhënë numrin tim duke i thënë se do ta argëtoja dhe ishte shumë mirë, ai nuk e kishte problem të më paguante. Ai ka bërë seks me mua për të paktën tre herë që nga qershori i kaluar. Foshnja jonë u ngjiz në korrik, pasi ai më thirri për të shkuar në një koncert në një fundjavë. Kur ja dhashë lajmin u trondit, por jam e sigurt tani se ka pasur kohë ta pranojë atë. E di që do të jetë një babai i mirë ”, ka thënë ajo.