Hapësire reklamuese

Aktualitet

“E mori njërën dhe e çoi në Dajt”, flet vëllai i motrave që u ekzekutuan në Astir: I vrau të dyja sepse…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Vëllai i dy motrave që u vranë në Astir më 31 dhjetor ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik.

Bashkim Metani u shpreh se Përparim Ademi e kishte vendosur që t’i vriste të dyja motrat për të mos pasur dëshmitarë për të folur.

Për gazetarin Aldo Kozarja ai ka treguar se motrat e tij Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanit ndoheshin të kërcënuara dhe se njërën prej motrave e kishte marrë dhe e kishte çuar në Dajt, ku kishte qëlluar dhe me armë për ta trembur.

“Ai e mori vesh se ato po flisnin me mua dhe i vrau. Mori motrën e vogël përpara, me mendimin që do të vinte motra e madhe. Do ta marrë në telefon, që t’i vriste të dyja në Krrabë”, tha ai.

Ndër të tjera Bashkim Metani ka treguar se ato i kishin thënë se do të ndaheshin dhe do t’i jepinin fund lidhjes me Ademin.

“Tani, mendimi im. Motrat më thanë mos i trego asnjërit se ne do të ndahemi nga ai person. Nuk do të kemi më lidhje me të. Ai mori motrën e vogël e çoi në malin e Dajtit. E mori edhe e shoqja. I mashtroi që t’i vriste të dyja që të mos kishte më gojë për të folur” shton ai.

Kujtojmë që më 31 dhjetor Përparim Ademi vrau me breshëri kallashnikovi dy motrat në Astir më të cilat kishte marrëdhënje prej vitesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll