E mori 13-vjeçaren gjoja për t’u kujdesur por e përdhunoi një muaj resht, detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 12-09-2020 E mori 13-vjeçaren gjoja për t’u kujdesur por e përdhunoi një muaj resht, detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec Ne foto-Autori Blerim Bizgjoni

Detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec ku u prangos 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, i cili ka kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare përgjatë gjithë muajit gusht.

Po si ka ndodhur ngjarja?

Bizgjoni ka qenë komshi me familjen e të miturës dhe i ka kërkur prindërve të saj ta merrte në shtëpi e të kujdesej për të pasi babai i 13-vjeçares kishte probleme të shëndetit mendor e ndërsa nëna ishte e papunë.

Familja jetonte në një varfëri ekstreme dhe e ëma ia ka besuar kujdesin për pak kohë 46-vjeçarit i cili kishte dhe një vajzë, shoqe me të miturën, por në fakt ai ka abuzuar me të.

Burimet bëjnë me dije se ai e mori vajzën që më 30 korrik në shtëpi dhe e abuzoi vazhdimisht për një muaj. Bizgjoni e ka mbajtur me forcë 13-vjeçaren derisa ka qenë vetë vajza ajo që ka shkuar ta denoncojë në polici.
Pas denoncimit, policia ka vënë menjëherë në pranga autorin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare kameramani i televizionit në Fier, prekin miqtë: Pse o Zot, ishe djalë flori (EMRI-FOTO)
Pranga 51-vjeçarit në Lushnje, policia: Kreu veprime të turpshme me një vajzë 12-vjeçe »
Article Logic
Execution time: 0.010798931121826
array(1) { ["section"]=> string(121) "e-mori-13-vjecaren-gjoja-per-t-u-kujdesur-por-e-perdhunoi-nje-muaj-resht-detaje-tronditese-nga-ngjarja-ne-pogradec-220144" }