Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E mitura vrau veten se e shantazhonte adoleshenti, shpërthen Aulona Musta: Djali është viktimë

Shkruar nga Newsbomb

16 vjeçarja Adela Çaçi i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë ditën e djeshme pasi kërcënohej prej disa javësh nga një adoleshent për publikimin e një videoje.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ashpër moderatorja Aulona Musta në një postim në Instagram.

Sipas Aulonës, edhe djali është viktimë, pasi pretendon se nuk është edukuar si duhet nga familja dhe shoqëria.

Reagimi i plotë i moderatores:

Nje tjeter lajm qe me pikoi ne zemer... Ta kisha bere kete postim ne momentin e pare qe e lexova, do isha treguar shume e ashper ne ato qe do kisha shkruar, sidomos ne lidhje me djalin...por i dhashe kohe vetes per t’u qetesuar aq sa per te kuptuar qe edhe ai djale eshte viktime. Me kete nuk dua ta justifikoj, ne menyre absolute jo, madje mendoj qe duhet te marre denim maksimal per ate qe ka bere ne menyre qe te behet shembull per gjithe “shoket” e tij qe e kane shnderruar shantazhimin ndaj seksit femer ne dicka krejt normale, per te arritur qellimet e tyre. Ama, ai djale ende adoleshent eshte viktime, sepse mesa duket shoqeria dhe familja nuk i kane dhene shembullin e duhur rreth menyres se si duhet te sillet e te trajtohet nje vajze, aq me shume nje vajze 16 vjecare. Djem si ky jane viktima, te cilet shpesh te pandergjegjshem per rrezikun e veprimeve te tyre, prodhojne viktima reale duke cuar ne tragjedi te medha, si kjo e fundit. 
Une dua t’i drejtohem sidomos audiences femerore qe me ndjek dhe ti perseris ate qe e kam thene shpesh! Mos bini pre e shantazheve te askujt! Mos lejoni asnje mashkull t’ju shantazhoje, apo kercenoje. E di qe per shume nga ju eshte e veshtire te flisni me familjet tuaja (ende tejete fanatike dhe te prapambetura ne mentalitet), por me besoni qe kur behet fjale per jeten e femijes, nuk ka prind qe do bente kompromise. Mbi te gjitha fiksojeni qe nese dikush ju shantazhon me fjale, foto, video ju nuk keni bere asnje faj dhe turp! Fajin dhe turpin e ben ai qe ju shantazhon! Ju nuk beni asgje te keqe, apo te pamoralshme, vecse, te perfshira nga zjarri i dashurise apo pasionit qe kush ka kaluar adoleshencen e di mire sa i madh eshte, i besoni dikujt qe perdor besimin tuaj. Dhe per kete meriton te ndeshkohet! Eshte AI qe duhet te ndeshkohet nga familja, shoqeria dhe mbi te gjitha LIGJI! Jo ju! Ju nuk keni asnje FAJ!
Mos vendosni asnjehere te tjeret mbi veten! Veten, ate duhet te doni me shume dhe te kujdeseni me shume! E nese keni nje breng e shqetesim te tille, te madh, gjeni dike te besuar, shoqe, familje, kusheri, mesues, me te cilin te flisni! Ju lutem! Jeta juan vlen gjithmone mbi gjithcka!

dfghjkl.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll