Një baba monstër ka pranuar se ka rrahur për vdekje vajzën e tij vetëm 21-muajshe e cila i kishte mbijetuar një kanceri të rrallë në sy.
25-vjeçari, Ryan Lawrence, babai monstër tha se e kishte vrarë të miturën se u bë xheloz për gjithë vëmendjen që ajo mori pasi arriti t’i mbijetojë kancerit të rrallë.
Ngjarja shokuese ndodhi në apartamentin e tij në Nju Jork, ku ai e rrahu të miturën për vdekje me një shkop bejsbolli dhe dogji trupin e saj para se ta hidhte në kosh. Ai u shpall fajtor për vrasjen makabre dhe pritet të kryejë të paktën 25 vite burg.