
Rakip Suli pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme. Kryebashkiaku i Kamzës do të japë shpjegime për një hetim të hapur për fondet e përdorura për tërmetin e nëntorit të vitit 2019-të.
Organi i akuzës në Strukturën e Posaçme po heton Sulin dhe zyrtarë të tjerë teksa dyshohen për këto vepra penale:
“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas denoncimeve të bëra nga qytetarët, kryebashkiaku i Kamzës pritet të shpjegojë sot se si ka dhënë shpërblimet për tërmetin e ndodhur 4 vite më parë. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve teksa do të shihet procedura e ndjekur për tenderat dhe dëmshpërblimet.