Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

E mbyti dhe të zhveshur e hodhi në kanal, vrasësi rrëfen krimin “horror”: Fatimen e vrava se nuk më jepte lekët që i ndërzeva dhitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e 63-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës mësohet të jetë kryer për një borxh që gruaja i kishte Marrës.

Vrasësi i saj, Fetah Marra, ka deklaruar në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive.

Sipas tij, gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).

“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon”, tha ai.

Ndërsa sa i përket faktit që gruaja u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë, Marra ka thënë se ai nuk ka dashur të abuzojë me viktimët dhe tutat ju hoqën teksa ishte duke e tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal.

Kujtojmë se Fatime Suli u mbyt me duar nga fqinji i saj mbrëmjen e 20 janarit. Trupi i gruas u gjet i hedhur në një kanal gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjethe. Kamerat e sigurisë zbuluan që autori i krimit ishte pikërisht Marra, i cili është lënë pas hekurave. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img