Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

E mbytën me litar dhe trupin ia lanë pranë foshnjës, Policia jep 300 mijë euro për ata që zbulojnë vrasësit e 20-vjeçares (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kushdo që jep informacione për vrasësit e 20-vjeçares Karoline në Greqi, do të marrë shpërblim 300 mijë euro nga autoritetet greke. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grabitja me dhunë e familjes mëngjesin e sotëm ka tronditur opinionin publik atje. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Glika Nera në Athinë. Mjeku ligjor që ekzaminoi viktimën, tha se ishte një ndër krimet më të rënda kishte parë gjatë karrierës së tij.

Trupi i saj i pajetë i mbytur prej grabitësve të cilët vodhën sendet me vlerë të familjes u gjet pranë vajzës së saj 11-muajshe. Viktima jetonte në shtëpi me bashkëshortin, fëmijën dhe qenin.

Banditët e armatosur, gjatë grabitjes së parave dhe sendeve me vlerë të familjes lidhën bashkëshortin e viktimës në një karrige dhe më pas mbytën 20-vjeçaren Karoline. Më pas mbytën dhe qenin e shtëpisë pasi lehjet e tij vunë të gjithë lagjen në alarm. Policët gjeten të dhunuar dhe lidhur një karrige bashkëshortin e viktimës, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img