Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

“E mbyllëm Shkodrën”, Berisha nuk pranon humbjen dhe tregon “informacionet”: 5 banda ndanë 12 milionë euro për vota

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të mos e pranojë humbjen në Shkodër dhe mbrëmjen e sotme ka treguar “informacionet e veta”, se socialistët angazhuan atje pesë banda dhe 12 milionë euro për të blerë vota.

I ftuar në Syri Tv, ai tha se sondazhet i nxirrnin ata fitues por tre ditë para zgjedhjeve, sipas tij, në qarqet e brendshme të PS janë shprehur se “Shkodra ishte mbyllur”. Ai pretendon se bandat u angazhuan nga pushteti për të përmbysur rezultatin.

“Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën.

Informacionet e mia ishin këto, fillimisht dërguan 2 mln euro bandës kryesore, Bajrave për t’i shpërndarë, nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 mln euro, kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë. Para kësaj situate unë i kërkoj Akil Krajës, drejtorit të kandidatit, do instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka një problematik me një seri akuzash të rënda por që thuhet se lanë paratë e Olsi dhe Edi Ramës në Velipojë, dot ë bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkon në Velipojë. Qendra e Votimit 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. Më e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënën nën kontroll”, u shpreh Sali Berisha.

Më shumë