Hapësire reklamuese

Politikë

E mbështetën për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha merr pjesë në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

Shkruar nga Newsbomb
E mbështetën për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha merr

Kreu i PD Lulzim Basha merr pjesë sot në mbledhjen e Partive Popullore Europiane. Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, është sot i ftuar në Asamblenë e PPE.

Edhe më herët gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, grupimi i PEE ka mbështetur PD dhe Lulzim Bashën. Në prill, presidenti Donald Tusk ka zhvilluar një takim onlinë me Bashën.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll