
Lëvizja Vetëvendosje në zonën e Podujevës ka vendosur shqiponjën e famshme metalike tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit.
Simboli i Shqiponjës është vendosur vetëm 5 kilometra nga pika kufitare e Merdares me Serbinë.
Biznesmeni Muhamet Hasani ka sponsorizuar ndërtimin e Shqiponjës metalike ndërsa është iniciuar nga këshilltari i Vetvendosjes Florent Hasani.
Inagurimi i Shqiponjës do të bëhet më 19 qershor në Ditën e Çlirimit të Podujevës.
Monumenti i Shqiponjës është i vendosur gjithashtu edhe në hyrje të Komunës së Ferizajit.