Ju kujtohet ish konkurrentja e Big Brother që të gjithë e thërrisnin me pseudonimin Noçja?
Ajo me atë shqiponjën e madhe dykrenare mbi gjoks?
E pra, Najada Konomi ditën e sotme i është bashkuar dy plazhistëve të njohur për publikun, gazetarëve Ervin Kurti dhe Eraldo Rexho. “Na erdhi dashuria për vgizitë”, shkruan sakaq me entuziazëm Eraldo.
Noçja është duke u bërë gati të heqë rrobat e të marrë rrezet e diellit nën shoqërinë e dy djemve të ekranit.
Kuriozë jemi për atë tatuazhin tjetër që duket disi në pjesën e poshtme por Noçja mesa duket ka vendosur të na e zbulojë njëherë tjetër.