Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“E mbajti disa orë në rezidencë”, deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Një kryetar bande në Elbasan ka mbledhur firma për Berishën që të mblidhet Kuvendi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi është shprehur se kryetari i një bande në Elbasan ka mbledhur firma për Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha në 11 Dhjetor.

Sipas tij, një prej kryetarëve të grupseksioneve i kishte rrëfyer eksperiencën e tij personale, sesi ky “bandit” e kishte mbajtur disa orë në rezidencën e tij dhe e kishte detyruar të firmoste formularin.

“Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.”

“Dua të jem i sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet futur prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave”, u shpreh Bardhi në Real Story.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img