Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“E marrë peng e shkreta”, Artan Hoxha: Kjo është ulëritëse! Pasi i hodhën kufomën si qen dhe i lanë fëmijët jetimë, vrasësit detyruan bashkëshorten…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se bashkëshortja e Endri Mustafës të vrarë në mnëyrë mafioze në Shkodër, është detyruar nga vrasësit të dalë para kamerave dy herë për të hequr përgjegjësinë ndaj tyre.

I revoltuar, gazetari Hoxha thotë se policia dhe prokuroria duhet të reagojnë menjëherë për ta marrë në mbrojtje Ingrit Mustafajn, bashkëshorten e të ndjerit.

E veja doli sot dy herë në deklaratë për media, ku u shpreh se fiset Bajri dhe Liçaj nuk janë përgjegjës për vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Kjo nuk është e turpshme, kjo është uleritëse. Pasi të rrëmbejnë ndërsa je në kërkim nga policia, të torturojnë, të masakrojnë, ta flakin kufomën si qen i ngordhur në Livadhe, të lënë femijët jetimë, të nxjerrin dhe bashkëshorten të mbajë konferencë shtypi pa iu tharë ende lotët…”, shkruan gazetari Hoxha.

Më tej Hoxha ironizon duke thënë se vrasësit mund ta kishin detyruar deri aty sa të thoshte se bashkëshorti ka vrarë veten.

“Tmerr. E marrë peng e shkreta nuk e ka vra as ky grup dhe as ai grup… Mirë që nuk e kanë detyruar të thotë se burri ka vra veten…”.

Reagimi i plotë Artan Hoxhës:

Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk eshte pare dhe as eshte degjuar ndonjehere.

Pa u mbushur ende 24 ore nga zbulimi i kufomes se masakruar të burrit në periferi te qytetit, nena e tre femijeve tashme te mbetur jetime, u detyrua të jap jo nje, por dy konferenca shtypi.

Kjo nuk eshte e turpshme, kjo eshte uleritese. Pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet…

Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e te shoqit, eshte fytyra e vertete e sigurise në qytetin e Shkodres tashme të marre peng nga krimi i organizuar…

Në keto kushte, qe kjo grua e mbetur me tre femije jetime, të mos detyrohet të jap nje konference të trete shtypi për ndonje tjeter grup kriminal në Shkoder, duhet qe në menyre urgjente dhe te menjehershme,

Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe

Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në Shkoder…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img