Hapësire reklamuese

Bota

E liruan gabimisht nga burgu, e kthen gruaja pas dy orësh

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolorado të SHBA-ve muajin e kaluar.

Autoritetet e burgut kanë liruar gabimisht James Rynerson, 38-vjeç, i cili ishte në pritje të vendimit të gjykatës për prishje të rendit publik.

Gabimi ndodhi pasi James Rynerson u fut në qeli me një të burgosur tjetër që do lirohej brenda ditës. Megjithatë vetëm pak orë para lirimit, i burgosuri u transferua në qeli tjetër dhe aty mbeti vetëm Rynerson. Kjo lëvizje nuk u raportua në kohë.

Kur rojet shkuan në qeli për të shoqëruar drejt lirisë të burgosurin, aty gjetën vetëm Rynerson, i cili përfitoi nga rasti për të dalë dhe shkoi në shtëpinë e tij.

Por liria e tij nuk zgjati shumë. Dy orë më pas, gruaja e tij vendosi ta kthejë sërish në burg, duke e shoqëruar me makinë drejt institucionit.

Veprimi i saj u vlerësua nga sherifi i zonës dhe autoritetet e burgut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese