Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

E lidhur me yllin e Juventusit, Beniada tregon si përfundoi marrëdhënia pas 7 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
E lidhur me yllin e Juventusit, Beniada tregon si përfundoi

Banorët e Big Brother Vip gjatë mbrëmjes së djeshme kanë treguar historitë e tyre të para të dashurisë. Beniada në rrëfimin e saj ka deklaruar se ka qenë 7 vite e lidhur me futbollistin e Juventusit dhe ish-kapitenin e Milanit Matia De Sciglio.

Ajo ka treguar se lidhja ka filluar në moshën 16-vjeçare dhe ka përfunduar në moshën 23-vjeçare sepse nuk ndjente më për të.

“Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë. Kemi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23. Ishim moshatarë të dy bashkë. Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla.

Ky luante futboll. Më shumë më shtyu mami,më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri. Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo s’më intereson.Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena, me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut, ”, tha Beniada.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese