Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E lidhur me djalin e vrasësit, flet motra e dy viktimave: Motrat ishin të lumtura me Përparimin, Bashkimi kërcënon se do të marrë pasurinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7b35ad99d34df41b6a5b259165103c5

Motra e viktimave që u vranë nga Përparim Ademi ka folur për raportin me to, por ka dhënë deklarata edhe për vëllain e saj Bashkim Metanin.

Në një prononcim për News 24, Anxhela Emini ka thënë se Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë të lumtura me Përparimin dhe kjo duket edhe nga fotot e publikuara.

Sipas saj, vëllai i tyre Bashkim Metani ka sjellë mesazhe kërcënuese pasi do që të marrë një pjesë të shtëpisë ku kanë kontribuar dhe Kristina me Zhanetën.

Ajo kishte tre vite që ishte njohur me motrat e saj nga babai dhe përmes tyre ishte lidhur edhe me djalin e Përparim Ademit dhe sot ndodhet në shtëpinë e tyre.

“Në momentin që ka ndodhur krimi kam qenë në dhomë bashkë me nipin. Po e kam parë.

Nuk ka pasur dialog, më duket se vetëm ka rënë zilja ka thënë që të sqarohet dhe nuk ka pranuar dhe më pas kam dëgjuar krismat.

Ai po mbante armën dhe po dridhej dhe mu duk se nuk ishte vetja. Dhe po thoshte me vete pse tre vite pse i hodhe pas shpine. Ai ka tentoi që të vriste veten po i rreshkëti dora dhe plumbi doli në tavan.

Unë motrat e mia kam shumë pak kohë që i kam njohur nuk e dija që kisha motra nga ana e babait. Nga viti i dytë kam pasur pak kontakte me motrat e mia. Kjo është arsyeja që unë jam njohur me Kriston se kam ardhur këtu për motrat e mia.

Me datë 25 kanë filluar konfliktet dhe motrat nuk donin të rrinin me të. Asnjëherë nuk kam dëgjuar diçka e tillë, unë kam 3 vite me Kriston, kam folur dhe me motrat e mia po asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjëherë për prostitucion apo trafikim fëmijësh. Ato ishin të lumtura kjo tregohet edhe nga fotot. Kanë pasur kontakt edhe me Bashkimin por nuk kam dëgjuar që të kenë folur për këto gjëra.

Unë mendoj se Bashkimi kërcënon për shkak se kërkon pjesë në këtë shtëpi, mendon se ka të drejta në këtë shtëpi.

Nuk jam e sigurt se pse Bashkimi kërkon shtëpi këtu, por mendoj se ngaqë ata mendojnë se shtëpinë e kanë bërë me shitjen e lekëve të shitjes së fëmijëve, prandaj mendon se ka pjesë në këtë shtëpi”,- tha Anxhela.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img