Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

E lidhën, përdhunuan dhe lëshuan në rezervuar, trondit burri i Drita Saliaj: Ajo u është lutur të mos e vrasin. Ata e hodhën të gjallë

spot_img

Lajme të ngjashëm

598d50ec470f5d2c0815fc8d19572f3b

Hair Saliaj bashkëshorti i Drita Saliaj e cila u lidh, përdhunua dhe u hodh në rezervuar nga 3 të rinj që donin të grabisnin shtëpinë e saj në Mallakastër, ka bërë një deklaratë tronditëse.

 Gjatë rrëfimit të tij për vrasjen e bashkëshortes ai shprehet se është shokuar pasi të rinjtë e kanë torturuar, masakruar si dhe e kanë hedhur në rezervuar të gjallë. Ndërkaq ai shton se e ndiera u është lutur autorëve të krimit vetëm të mos e vrasin.

“Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë.

Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjecarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet”, tregoi bashkëshorti i viktimës për emisionin “Me zemër të hapur”.

 Vrasja e 50 vjeçares ka ndodhur pasi të rinjtë kanë shkuar të grabisin banesën, pasi ishin në dijeni që në shtëpi kishin rreth 4 milionë lekë të fituar nga shitja e gjësë së gjallë. Autorët janë Luis Saliaj, i cili është nipi i burrit të viktimës dhe 2 shokët e tij, 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe Sini Shehaj janë njohur nga viktima pasi  kanë tentuar të grabisin banesën e saj.

Më shumë

spot_img