Hapësire reklamuese

Rajoni

E lidhën dhe e futën në qese, detaje TRONDITËSE nga vrasja e 14-vjeçares

Shkruar nga Newsbomb

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja makabër e ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u gjet e pajetë.

Gazetarja Elida Zylbehari ka treguar se 14-vjeçarja u rrëmbye afër shtëpisë së saj. Autorët pas rrëmbimit i lidhën këmbët e duart dhe e futën në një qese e më pas në makinë. Ndërkohë, vetëm dy orë e gjysëm pasi e rrëmbyen sipas gazetares të miturën e kanë vrarë.

Gjithashtu, ajo foli dhe për Ljupço Paleski-Palço, i cili dyshohet se është organizatori kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares. Ajo tha se ai është një aktivist pro-rus që ka përfituar gjithmonë nga RMV përmes zhvatjes dhe lidhjeve që ka në institucione.

“Grupi kanë lidhje me njëri-tjetrin, sepse janë anëtarë të një partie të ekstremit të djathtë. Ende nuk ka të dhëna nëse ky grup ka kryer të tjera vrasje. Do të hetohet nëse ata kanë vepruar si grup apo kanë bashkëpunuar vetëm për këto ngjarje. Pritet që i ati i 14 vjeçares të sillet para gjykatës penale dhe të merret masë edhe ndaj tij. Sipas të arrestuarve, babai ka dhënë informacion për rrëmbimin e 14 vjeçares. Thuhet se nëna e vajzës së vrarë ka shitur një banesë dhe për të zhvatur atë kanë kryer këtë vrasje, mirëpo nuk është e qartë çfarë ka ndodhur para vrasjes. Ndërkohë nuk ka ndonjë kërkesë për para dhe policia tha se vrasja ndodhi pasi rrëmbyesit i kapi paniku”, tha ajo.

LEXO EDHE: Gjendet e vrarë 14-vjeçarja, pranë saj edhe trupi i pajetë i një të moshuari

14-vjeçarja u raportua e zhdukur që prej datës 27 Nëntor në Shkup teksa kthehej nga shkolla. Trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua disa ditë më pas, më 3 dhjetor 2023.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në vrasjen e 14 vjeçares dyshohet se bashkëpuntor ka qenë edhe babai i saj. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme bashkë me prokurorin e përgjithshëm ku bëri me dije se shkak ka qenë zhvatja e nënës së 14-vjeçares. Sipas asaj që ministri tha u bë me dije se babai i vajzës ka informuar anëtarët e tjerë për kohën kur vajza ka dalë nga shtëpia.

“Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre prej tyre u është caktuar paraburgim, njëri është në arrati, ndërsa babai i viktimës është ndaluar nga policia, si pjesëmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës. Motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”, ka thënë Spasovski.

Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski ishte arratisur drejt Beogradit dhe nuk ka të dhëna për vendndodhjen aktuale të tij.

Tre të arrestuarit të akuzuar për vrasje Tre të arrestuarit të akuzuar për vrasje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese