Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E lënë jashtë listës së PD në 2017, MAJLINDA BREGU për Bashën: Nuk e kam njëlloj me të mendimin politik, dy gabimet që bëri PD në vitin kur ne u larguam

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e27da28a151db856be72a143db3a9878

Majlinda Bregu, ish drejtuese e lartë e PD, sot sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, thotë në një intervistë për GazetaSi me gazetaren Nevila Përndoj se të gjitha ato nisma që ka kundërshtuar në 2017 në PD, do t’i kundërshtonte dhe sot.

“Nuk i kam bërë dëm PD” thotë Bregu duke shtuar se bojkotimi i zgjedhjeve dhe miratimi i reformës në drejtësi, kanë qenë atëherë nismat për të cilat ajo luftoi fort brenda së djathtës dhe të njëjtën gjë do ta bënte dhe sot.

“Nuk kam bërë asnjë ditë asgjë dhe në kohën kur isha në PD për të menduar sesi ti bëja dëm PD-së. në rast se dikush mendon akoma që një pjesë e mirë e jona kundërshtuan qëndrimin për reformën në drejtësi, nuk them që ka qenë gabim. Ka qenë qëndrim I drejtë, pavarësisht se reforma në drejtësi është e gjatë e vështirë, por edhe aty ku kishim përfunduar nuk mund të vazhdonte përjetësisht. Nëse dikush mendon që bëmë gabim që në 2017 ta shtynim PD të merrte pjesë në zgjedhje dhe të mos I bojkotonte, shihni cfarë ndodhi në zgjedhjet lokale, pra nuk ishim gabim, sepse në politikë je për të bërë politikë dhe për të luajtur pjesën tënde, nuk lihet fusha bosh…

Ka gjëra që duhet të ishin ndryshuar? Këtë nuk e di sepse u vramë në 2017 dhe nuk mund të vritesh dy herë për të njëjtin “krim” meqë ishim të gjithë ne pjesa që u largua. Por me keqardhje shoh që nuk është se ka dalë ndonjë gjë për mirë të paktën nga 2017 e deri më sot. Ndaj në këtë pikë nuk kam pendesa dhe nuk kam kthim pas. Mbase kjo është edhe me natyre. Unë jam natyrë tepër luftarake por po aq sa nuk dua ti prish punë tjetrit, jam edhe ajo që mendoj se ajo që është e drejtë duhet të ndodhë”, thotë Majlinda Bregu për GazetaSi.

Por ajo thotë se sot, më e pjekur në rrugën politike, nuk do të sulmonte kundërshtarin në aspektin familjar.

“Një gjë që sot nuk e bëj dot dhe që nuk do ta bëj më kurrë është që duke ditur që një kundërshtari apo dikujt me të cilin ti nuk ke afilacion apo marrëdhënie të mira, ti bësh sulme që më së pari mund të lëndojnë fëmijët. Prat ë lëndosh babain ose nënën përpara syve të fëmisë për një luftë politike. Sot nuk do ta bëja më kurrë. Sot do të lodhesha për të gjetur cdo argument politik për një kundërshtar, por kurrë nuk do ta shaja si bashkëshorte apo burrë të keq, nënë apo baba të keq” thotë Bregu.

Bregu-Basha i besuan njëri tjetrit? “Mua më pengoi intuita, atë mbase e pengoi frika. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam asnjë ditë kundër tij. Sigurisht që nuk kam qenë shoqëruesja e mendimit pa mendim politik të tij. Nuk jam shkëputur nga politika, bëj prapë një punë politike dhe merrem me politikë, por nuk them sot asgjë më shumë sesi do të jetë e nesërmja. Sot nuk e them dot, por në trajnim jam, nuk e kam lënë palestrën politike” thotë Bregu që është në vitin e tretë të mandatit në krye të një organizate ndërkombëtare të BE-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img