Hapësire reklamuese

Politikë

“E kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur?, Rama me batuta: Me vëllanë e vogël ka gjithmonë një problem…

Shkruar nga Newsbomb
“E kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë të përbahshkët.

Rama është pyetur nga gazetarët se si vëllai i madh a e kupton vëllain e vogël, se përse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur.

“Zoti Rama më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?” ishte pyetja e gazetarit.

“Meqë mu drejtuat me vëllai i madh dhe vëllai i vogël, unë ka qëlluar që të jem vëllai i madh në shtëpi dhe si vëllai i madh kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem. Kur vëllai i vogël ka një hall thotë ti vëllai duhet të më mbështesës ndërsa kur i thua më dëgjon mua, nuk të dëgjon.

Kështu që ky është problem vëllai i madh dhe vëllai i vogël. Tani të vijmë unë nuk pretnedoj se jam vëllai i madh këtu, aq më  pak vëllai i madh i Albinit është më i ri po s'do pranonte ta quante veten vëllain tim të vogël. Dhe kjo është një debat i vjetër që kemi jo për vëllazërinë por për punë debatesh filozofike.

Por edhe një herë unë a jam edhe më bindur sot që Ballkani  i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne mos të ngecim në mbajtjen e të shkuarës dhe ti marrim potecilalin tonë makisimunim jo vetëm shqipatërt por gjithë rajonit” tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu