Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

E kujt t’i pëlqejë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Ardit Bido

 

Mid’hat Frashëri la gjithçka për Shqipërinë dhe i dha asaj themelet e dijes e studimeve vendase albanologjike bashkëkohore. Kishte vetëm një ideal: Shqipërinë! ??

Nga alfabeti që festojmë sot, te pavarësia për pak ditë, te bazat e programit politik për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë e të Kosovës e deri te aleanca strategjike me idealet e individualizmit, lirisë e patriotizmit që sot i brohorasim, mbajnë vulën e tij!

Mid’hati ishte gri, se historia nuk njeh bardh a zi. Mirëpo, ishte si ajo gria e lehtë që zor e dallon nga e bardha. E kush e ka bërë pis për gabimet që ka bërë, harron se gabimet e politikanit nuk varen vetëm prej tij, por prej rrethanave; mbi të gjitha harron motivin që ishte begatia e atdheut! Teksa dëgjon mbi të brumosjen komuniste që turret ta ‘demaskojë’, më vjen ne mend vetëm një fakt: ata që rrëmbyen luftën e shqiptarëve për liri, (luftën e partizanëve si gjyshi im) dhe e kthyen në pushtet egoist prapammbetës e dhunues; ata pra që shkruan historinë si fitimtarë, përçunduan idealin për të cilin luftoi, pavarësisht pse përballë e me përzgjedhje të ndryshme, si gjyshi im partizan e aq më shumë drejtuesi shpirtëror i nacionalizmit shqiptar, Mid’hat Frashëri. Sepse individi e politikani nuk varet nga si rrjedh historia e as si vendos ai në një çast, por nga motivi e ideali prejnga niset, si në vendimin e saktë ashtu edhe në atë të gabuar.

Prandaj, sot isha i nderuar e kisha emocion të rrallë, që mora pjesë në ceremoninë, ku eshtrat e Mid’hat Frashërit u lanë të prehen nën tokën për të cilin dha gjithçka. Dyfish krenar, si nip drejtuesi ushtarak të luftës, që mbeti përherë komunist, që nuk u deklasua kurrë, por që kurrë nuk u bë pjesë e as u pajtua me krimet e regjimit që mori peng luftën e tij.

Nuk është nder për Mid’hatin, por është nder për ne, që bëmë minimumin e mundshëm për të madhin e katërt të Frashërllinjve. Mid’hati i madh prehet sot me nderimet më minimale që i takojnë në atdheun e vet, e kjo, kujt t’i pëlqejë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img