Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“E kryqëzuan” për veshjen në Kuvend, Adriana Matoshi ka dy fjalë për kritikët: Jam artiste!

Shkruar nga Newsbomb
“E kryqëzuan” për veshjen në Kuvend, Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës iu është përgjigjur kriktikave për veshjen e saj, me të ciln u paraqit sot në seancën plenare, ku u shfaq me një fund tyl dhe një bluzë me kapuç.

Përmes një postimi në Facebook,  ajo ka një sqarim për të gjithë ata që e “kryqëzuan”, duke thënë se veshjet e saj janë artistike, pasi edhe vetë është artiste, ndësra shton se shijet janë relative dhe individuale. Ndër të tjera Adriana Matoshi thotë se veshja nuk e bën deputete të keqe dhe as të mirë.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit:

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!

Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra - tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll