Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

E kritikoi një vit më parë, Edi Rama vlerëson Jorgo Goron e Himarës: Ka ngrënë dru publikisht, tani është bërë shembull

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e bërë nga kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, për situatën me mbetjet në territorin e bashkisë që ai drejton. Një vit më parë, ishte Rama vetë që e bëri shembull publikisht Goron.

“Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”, tha Rama ndër të tjera një vit më parë.

Gjatë një takimi sot me kryebashkiakët në kuadër Forumit për Mbetjet, Edi Rama ka thënë se Jorgo Goro ka ngrënë dru publikisht dhe sot e ka vlerësuar, duke thënë se është bërë shembull për trajtimin e mbetjeve.

“Nuk do ishte çudi të mos ishte këtu. Ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht. Shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm. Një punë që është për t’u marrë shembull”, u shpreh sot Edi Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img