Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

E kritikoi në emision, Edona Bilali i përgjigjet gazetarit: Të pavërteta fjalët që tha, s’kam bërë asnjë gafë që kur kam marrë detyrën…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja Socialiste e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali i është përgjigjur gazetarit Robert Rakipllari, i cili teksa komentonte ministrat e qeverisë, ka cilësuar si dështim Bora Muzhaqin dhe Edona Bilalin.

Bilali me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka analizuar atë që tha Rakipllari, teksa i cilësoi si dështim.

Ministrja thotë se nga shtatori nuk ka bërë asnjë gafë, ndërsa sa i përket deklaratës “s’kanë sjellë asgjë të re” që tha Rakipllari, Bilali liston disa nga propozimet që ka bërë dhe që kanë ndryshuar kur ajo erdhi në detyrë.

“Z. Rakipllari, kam konsideratë për fjalën dhe respektoj gazetarinë e mirë e të vërtetë, por fjala është e shenjtë e nuk mund të lëshohet pa u peshuar” shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë i Edona Bilalit:

“Dështimi më i madh i kësaj qeverie janë emrat e rinj që ka marr aty, Bora Muzhaqi, Edona Bilali. Janë ministre gafiste që nuk kanë sjellë asgjë të re, as nga pikëpamja e PR, as nga efektiviteti. Ato nuk ekzistojnë fare, dalin në publik dhe bëjnë ndonjë gafë. Nga pikëpamja e performancës publike ministri duhet të jetë përfaqësues politik, imazhi i qeverisë, përfaqëson diçka” paska thënë z. Rakipllari në një studio televizive për mua.

Reagimi im si më poshtë:

Si person historikisht aktiv në shoqëri, si person nga shoqëria civile, kam qenë pjesë për një sezon të tërë në një emision në televizionin më të madh në vend në rolin e opinionistes së opinionistëve, dhe si ish-pedagoge e Burimeve Njerëzore për 11 vite, fjalët nuk lë pa i analizuar e dhënë përgjigje në këtë rast:

1- “ministre gafiste”- E PAVËRTETË. Nga shtatori që kam marrë detyrën e Ministres së Shtetit deri më sot, s’kam bërë asnjë gafë.

2- “s’kanë sjellë asgjë të re”- E PAVËRTETË. Në rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, VKM me përgjegjësitë e këtij pozicioni ka ndryshuar menjeherë pas marrjes së detyrës. Ky pozicion ka propozuar për herë të parë ligj, i cili kaloi në kohë rekord e pasohet me mbështetje financiare SI ASNJËHERË MË PARË:

👉 10 milion Euro për start up-et;

👉 kemi zgjidhur dhjetëra raste problemesh madhore mes administratës dhe bizneseve;

👉kemi lobuar dhe arritur që bizneset të marrin angazhim për zgjerimin e aktivitetit në vend;

👉kemi udhëhequr procesin e prodhimit të raportit të parë kombëtar kundër korrupsionit (që vjen si një përgjigje faktesh, numrash e arritjesh përballë të pavërtetave e baltës që shumë palë kanë hedhur kundër qeverisë duke ndikuar perceptimin e klimës në biznes).

Asgjë nuk kam arritur vetëm, çdo gjë ka qenë punë skuadre dhe mbështetje e qeverisë. Ndaj, edhe ky numërimi i “çfarë kam bërë” pa qenë i informuar, më duket në parim qesharak, por rast pas rasti duhet përshtatur komunikimi sipas audiencës.

3- “Nuk ekzistojnë fare në publik”- E PAVËRTETË. I gjithë aktiviteti im publik është i mirë dokumentuar në rrjetet e mia sociale. Jam publike me biznese/start up-e/shoqata/fusha të lidhura me to, që janë arsyeja pse jam në këtë skuadër. S’mund të jem publike në platformat tuaja dhe në audiencën tuaj siç nuk jeni ju në timen. Jam mandatuar për të punuar për fushën që mbuloj, jo për atë shoë mediatik që i nevojitet medias për të krijuar lajmin bombastik të radhës.

4- Lidhur me përfaqësimin – JENI I PAPËRGATITUR dhe si shumica e njerëzve që media i jep hapësirë publike, flisni pa përdorur minimumi motorin e kërkimit “google”. Po ju sqaroj: ndër të tjera, vij nga radhët e biznesit, u kam shërbyer 8 vitet e fundit më shumë se 100 bizneseve në vit në thuajse të gjitha fushat, kam lobuar për disa çështje që lidhen me sistemin e derregullimit dhe sot ulem në të njëjtat tavolina  por me tjetër mision: nismat që kam kërkuar nga qeveria, të kontribuoj që të bëhen me ritmin që biznesi pret.

Z. Rakipllari, kam konsideratë për fjalën dhe respektoj gazetarinë e mirë e të vërtetë, por fjala është e shenjtë e nuk mund të lëshohet pa u peshuar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img