Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

E krahasuan me Sandër Lleshin, reagon Dritan Demiraj: Fake News, kur u emërova ministër isha në lirim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish ministri i Brendshëm Teknik Dritan Demiraj reagon pas deklaratave se rasti i Sandër Lleshit është i ngjashëm me të tijin.

Përmes një statusi në Facebook, Demiraj i quan të gjitha këto ‘fake news’. Ish ministri, i cili po ashtu vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake thekson se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit të tij si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani dhe kandidatit për MPB Lleshi.

“Nisur nga rastet e publikuara sot në media, bëj me dije opinionit publik dhe mediave serioze e të përgjegjshme në vend, se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit tim si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Z. Bujar Nishani dhe kandidatit për MPB Z. Lleshi. Në gjykimin tim rastet janë diametralisht të kundërt, ku emërimi im si Ministër i Brendshëm u bë në një kohë të vështirë për vendin dhe politikën shqiptare pra si Ministër Teknik dhe statusi im në atë kohë ishte ushtarak në lirim dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura, duke vazhduar jetën familjare dhe akademike në USA, si dhe i pa angazhuar politikisht në asnjë parti politike.Të nderuar miq!”, shprehet ndër të tjera Demiraj.

Reagimi i plotë i Dritan Demirajt:

Një vend i lirë kërkon që qytetarët e saj të marrin informacion për çështje që kanë nevojë për vëmendje për të nxitur demokracinë, qeverisjen e mirë dhe zbatimin e ligjit.

Mediat duhet të veprojnë si një katalizator për demokracinë dhe zhvillimin. Që publiku të besojë se çfarë lexon, dëgjon dhe shikon në mediat e ashtuquajtura të pavarura, “produkti” duhet të jetë i besueshëm.

Fatkeqësisht me keqardhje këto ditë në mediat sociale kam dëgjuar nga shumë “hale-ista magnetizues” politikë që shpërdorojnë fjalën publike duke dhënë “Fake Neës” në adresë të emrit dhe emërimit tim si MPB.

Këto lajme të gënjeshtra, të qëllimshme, të paramenduara me kujdes, janë tregime të shpifura të prodhuara nga parazitë politikë dhe lançuar nga pseudo-gazetarë për të ngatërruar opinionin publik që të besojnë dhe të pranojnë gënjeshtrën e mashtrimin si të vërtetë.

Nëse do të shikojmë pasojat që sjell për një popull, kjo pseudo-media e tejskajshme politizuese, mund të krahasohet me epidemitë vdekjeprurëse të mesjetës (mortajës), ku popullin po e asgjësojnë moralisht, mendërisht, ekonomikisht, fizikisht dhe politikisht.

Nisur nga rastet e publikuara sot në media, bëj me dije opinionit publik dhe mediave serioze e të përgjegjshme në vend, se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit tim si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Z. Bujar Nishani dhe kandidatit për MPB Z. Lleshi. Në gjykimin tim rastet janë diametralisht të kundërt, ku emërimi im si Ministër i Brendshëm u bë në një kohë të vështirë për vendin dhe politikën shqiptare pra si Ministër Teknik dhe statusi im në atë kohë ishte ushtarak në lirim dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura, duke vazhduar jetën familjare dhe akademike në USA, si dhe i pa angazhuar politikisht në asnjë parti politike.

Le t’ju njoh me faktet kokëforta për të qenë sa më transparent:

Jam liruar nga Forcat e Armatosura nga Mimi Kodheli me datë 1 Dhjetor 2014.

Jam emëruar Ministër i Brendshëm në bazë të marrëveshjes politike pozite-mazhorance dhe dekretuar me Nr. Dekreti 10356, në datën 22 Maj 2017. Pas përfundimit të detyrës si Ministër i Brendshëm, kam vazhduar angazhimin tim ligjor për të vendosur të drejtën dhe dinjitetin që më kishte mohuar ish-MM Kordheli. Kështu, me Vendim Nr.3564, datë 19.07.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë më është dhënë e drejta e rikthimit në Forcat e Armatosura. Pas këtij Vendimi të Gjykatës të lartëpërmendur jam rikthyer në FA pa u emëruar në ndonjë detyrë, duke pritur për rreth 8 muaj.

Në datën 23 Prill 2018, me Urdhër të Ministres së Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka jam rikthyer në shërbimin aktiv si kolonel dhe kam qënë në dispozicion të FA për tu emëruar në një detyrë koloneli.

Në datën 24.05.2018 në bazë të Urdhërit të Ministres së Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka me urdhërin Nr.718, 24.05.2018, pas kërkesës sime për arsye parimore e morale kam dalë në rezervë nga FA.

Pra siç e vërtetojnë dhe dokumentat në kohën si MPB kam qënë ushtarak në lirim.

Në lidhje me dekretimin e Z.Lleshi, nuk dua të bëhem pjesë e një debati konstitucional, pasi në moralin tim personal dhe profesional mendoj që kjo çështje i takon institucioneve kushtetuese dhe ekspertëve të fushës juridike dhe jo “hallvaxhinjve” që mendojnë si gjithëtëditur.

P.S: Ndjesë për të gjithë ata gazetarë/apo media profesioniste e serioze që janë korrekt dhe pasqyrojnë të vërtetën duke informuar publikun dhe opinionin shqiptar me lajme të vërteta.

Me respect

DD, Ph. D. USA.

Më shumë

spot_img