Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

E konfirmon Zonja e Parë: Joe Biden do të kandidojë për një mandat të dytë

Lajme të ngjashëm

Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka konfirmuar se presidenti, Joe Biden, do të kandidojë për një mandat të dytë.Ajo u  shpreh në një intervistë për Associated Press se nuk ka mbetur “shumë” për t’u bërë, veçse të kuptohet koha dhe vendi për shpalljen e kandidaturës së tij.

Edhe pse presidenti Biden ka thënë prej kohësh se synimi i tij është të kërkojë rizgjedhjen, ai ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën dhe ka luftuar për të shpërndarë pyetjet nëse ai është shumë i vjetër për të vazhduar të shërbejë si president i SHBA-ve.

“Ai thotë se nuk ka mbaruar. Ai nuk e ka mbaruar atë që ka nisur. Dhe kjo është ajo që është e rëndësishme”, ka thënë Jill Biden gjatë turit pesë ditor në Afrikë.


Më shumë