Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E konfirmon shefja e ISHP-së: OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze “Sinopharm”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefja e ISHP-së, Silva Bino ka njoftuar se OBSH ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën kineze “Sinopharm”.

Në një postim në Facebook, Bino thotë se shumë shpejt do të miratohet  edhe përdorimi i vaksinës Sinovac”.

“OBSH aprovon vaksinën e Sinopharm të prodhuar në Kinë për përdorim urgjent. Shumë  shpejt edhe për Sinovac”, shkruan Bino në Facebook.

“WashingtonPost” shkruan se kjo është hera e parë që një vaksinë e prodhuar nga kinezët mori autorizim emergjent nga OBSH.

“Kjo zgjeron listën e vaksinave Covid-19 që Covax mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre për të importuar e administruar një vaksinë”, tha drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp sot.

Megjithëse vaksina “Sinopharm” është tashmë në përdorim të gjerë në të gjithë botën me rreth 65 milionë doza të administruara, prodhuesit e saj nuk kanë dhënë shumë informacione, në lidhje me efikasitetin dhe efektet anësore të vaksinës.

Një grup i veçantë këshillues i OBSH-së njoftoi këtë javë se ishte “shumë i sigurt” se vaksina “Sinopharm” mbron njerëzit nga mosha 18 deri në 59 vjeç, duke cituar disa nga provat klinike të bëra në Kinë, Bahrein, Egjipt, Jordan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img