Presidenti Vladimir Putin ka konfirmuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Lajmin e ka bërë me dija agjencia e lajmeve Tass, ku shkruan se Putin e ka konfirmuar këtë lajm teksa u ka dhënë dekoratën më të lartë, Ylli i Heroit të Rusisë, ushtarëve që luftojnë në Ukrainë.
Më herët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se shumë njerëz i kishin kërkuar atij që të rikandidonte për një mandat 6 vjeçar.
Kujtojmë që Vladimir Putinit iu dorëzua presidenca nga Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999, dhe preja atëherë ai mban postin e kreut të shtetit, duke u bërë presidenti që ka shërbuer më gjatë se çdo sundimtar tjetër i Rusisë që nga Josef Stalin.