Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

E konfirmon Olta Xhaçka: Pas Italisë, ky është shteti i madh europian që do të njohë patentat shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas Italisë, edhe Gjermania do të njohë patentat shqiptare, me marrëveshjen që pritet të finalizohet së shpejti.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila tha se është marrë “drita jeshile” për marrëveshjen me Gjermaninë dhe pritet të diskutohen disa teknikalitete.

“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete. Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve”, tha Xhaçka.

Përsa i përket hyrjes në fuqi të marrëveshjes me Italinë, ministrja tha se gjatë 2 muajve të ardhshëm do të njoftohen 20 rajonet e Italisë mbi teknikalitetet e marrëveshjes.

“Pala tjetër ka procedurën e vetë për miratim apo ratifikim. Pala italiane duhet të njoftojë të 20 rajonet mbi teknikalitetet e marrëveshjes. Hyn në fuqi në Itali për të paktën 60 ditë”, u shpreh ministrja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img