Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

E konfirmon Ministria e Jashtme: Greqia hap kufijtë, ja çfarë duhet të keni për të udhëtuar drejt shtetit fqinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme ka konfirmuar lajmin që qarkulloi disa orë më parë se Greqia ka hapur kufijtë me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nga dita e sotme do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërkohë, Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona. Për të udhëtuar drejt shtetit grek qytetarët duhet të kenë protokollin PLF dhe testin PCR ose certifikatën e vaksinimit.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 kkorrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet:

PLF

PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:

• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)

• Qafbotë: 250 vetë (🕗 08:00 me 16:00)

• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img