Hapësire reklamuese

Politikë

E konfirmon Meta: Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në 6 Mars

Shkruar nga Newsbomb
E konfirmon Meta: Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në 6

Presidenti Meta ka deklaruar se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në datën 6 Mars.

I ftuar në emisionin "Opinion", ai tha se nëse do t'i dekretonte sot, atëherë zgjehdjet do të zhvilloheshin në 27 shkurt, ndërsa nëse dekretimi do të bëhej nesër, atëherë do të zgjidhte 6 marsin.

Në përfundim të emisionit "Opinion", ai u shpreh se afati për sot mbaroi, ndaj pritet që nesër Presidenti të dekretojë 6 Marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku do të votohet në 6 Bashki: Durrës, Lushnje, Dibër, Shkodër, Vorë dhe Rrogozhinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu