Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E konfirmon media belge: Francesco Becchetti konfiskon fitimet e Shqipërisë në Eurocontrol, ja sa është shuma e përfituar deri më tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47146dfa4f3b80c3d1cb58fb59e099d0

Gazeta e njohur belge L’Echo ka njoftuar se ka nisur konfiskimi i pasurive shqiptare nëpër botë për llogari të biznesmenit Italian Francesco Bechetti, për shkak të gjyqit të fituar nga ky i fundit me Shqipërinë.

Sipas kësaj gazete, avokatët e biznesmenit kanë fituar të drejtën për t’i konfiskuar Shqipërisë pasurinë në kompaninë Eurocontrol.

Eurocontrol është një institucion europian përgjegjës për mbledhjen e pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në vende të ndryshme, ndërkohë që edhe Shqipëria është anëtar mes 41 vendeve.

Gjatë muajit dhjetor janë sekuestruar 170 mijë euro, një shifër e vogël por duhet marrë parasysh se fluturimet kanë qenë të ndaluara, ndaj me shtimin e fluturimeve do të rritet edhe shuma e konfiskuar.

Shqipëria e mbrojtuar nga avokatët Jean-François Goffin dhe Jean-Luc Hagon do ta kundërshtojë këtë konfiskim, pasi besojnë se honoraret e paguara nga Eurocontrol ndaj homologut të tij shqiptar (Albcontrol) i nënshtrohen imunitetit dhe nuk mund të konfiskohen.

Kujtojmë se Francesco Becchetti ka fituar gjyqin me Shqipërinë, me vendin tonë që i detyrohet 107 milionë euro për t’ia paguar biznesmenit Italian.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img