Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

E konfirmon kompania amerikane: Vaksina kundër koronavirusit po funksionon

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Kompania farmaceutike amerikane “Moderna” në Cambridge Massachusetts ka njoftuar se ka krijuar një vaksinë e cila prodhon antitrupa për COVID-19, raporton Kurier.

Kjo nuk është vetëm vaksina e parë kundër Covid 19 që është testuar te njerëzit, por gjithashtu është edhe vaksina e parë që ka pasur një reagim pozitiv duke bërë që të mbrojë kundër infeksionit nga virusi.

Për momentin kjo vaksinë është provuar në tetë pacientë. Të gjithë këta kanë treguar se prodhojnë antitrupa kundër virusit – dhe këto antitrupa që u morën më pas prej tyre, mund të parandalojnë virusin që të shumohet në qelizat e njerëzve: qëllimi që duhet të arrijë një vaksinë efektive.

Kompania se njoftoi se tani e tutje testimet do të vazhdojnë me një “ritëm të përshpejtuar”.

Brenda ditëve të ardhshme, testet do të bëhen te mbi 600 persona, derisa testet ku përfshihen shifra më të mëdha të njerëzve do të vazhdojnë në korrik.

Nëse testet e suksesshme vazhdojnë siç është planifikuar, nga kompania Moderna besojnë se një vaksinë e gatshme për përdorim mund të pritet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese