Hapësire reklamuese

Bota

E konfirmon klubi: Miliarderi mes 5 viktimave në rrëzimin e helikopterit

Shkruar nga Newsbomb

Miliarderi Vichai Srivaddhanaprabha, pronar i klubit të Premier Ligës Angleze Leicester City, është mes pesë viktimave nga rrëzimi i helikopterit ditën e djeshme.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar klubi në një postim në Facebook. Helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha u përplas ditën e djeshme pranë stadiumit të klubit, ndërsa 4 persona të tjerë humbën jetën.

Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç, është një sipërmarrës tajlandez. Nuk është vetëm pronari i Leicester City, por edhe themeluesi i King Power, grup me seli në Bangkok që merret me menaxhimin e dyqaneve duty-free në aeroporte.

Srivaddhanaprabha ka lindur pikërisht në Bangkok në 4 prill 1958: emri i tij fillimisht ishte Vichai Raksriaksorn, të cilin e ndryshoi në 2012, kur ish-Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej i dhuroi familjes së tij, emrin e ri, që përkthehet “drita e lavdisë progresive”.

Njeriu i pestë më i pasur i Tajlandës në 2018 sipas Forbes, me një pasuri të vlerësuar në 3,8 milionë serlina (rreth 4,2 milionë euro), është edhe i 388 më i pasuri në botë. Ka konsoliduar pasuritë e tij pikërisht falë King Poëer, që i ka dhënë emrin stadiumit të Leicester.

I martuar me Aimon, me të cilën ka katër fëmijë (Voramas, Apichet, Arunroong e Aiyaëatt), përveç Leicester menaxhon edhe OH Leuven, klub belg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu