Hapësire reklamuese

Aktualitet

E konfirmojnë arkeologët: Veprat antike që u sekuestruan sot nuk janë pjesë e parkut arkeologjik të Apollonisë

Shkruar nga Newsbomb
Veprat antike

Ditën e sotme në Durërs u arrestuan 3 persona, të cilët kishin vjedhur 2 vepra antike që varionin në vlerë nga 18-25 mijë euro.

Në filim u mendua se këto vepra i përkisnin parkut arkeologjik të apollonisë, por arkeologët që i kanë studiuar e kanë mohuar këtë lajm, duke u shprehur se këto dy vepra nuk janë të këtij parku.

Poç i përket fundit të shek V – fillimit të shek IV para krishtit, ndërsa reliefi nuk është pjesë e shkollës së reliefeve që ndodhen në Apoloni.

Sipas burimeve pranë parkut arkeologjik të Apolonise njëri prej objekteve është bërë nga gurët e Karaburunit dhe tjetri mund të jetë objekt i importuar.

Autoritetet e parkut të Apollonisë kanë deklaruar që territori i parkut ruhet përgjatë 24 orëve dhe nuk janë konstatuar gërmime dhe vjedhje të objekteve, por objekte të tilla mund të gjenden nga Durrësi deri në Karaburun.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll