Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

“E kishte mik të mirë”, ish-e dashura e McGonigal jep detaje për takimin e tij me Ramën: Flisnin bashkë në telefon

Lajme të ngjashëm

Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal, ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimin mes Ramës dhe McGonigal, por që të dy flisnin  në telefon dhe se ishin miq.

Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë, ndërsa u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me Agron Nezën, mirëpo tha se Charles e ka përmendur shpesh herë dhe se së bashku kanë udhëtuar në disa vende, madje kanë shkuar edhe në Kosovë.

“Nuk e di se cilat ishin marrëveshjet nuk më kujtohen se çfarë kishte në atë email se isha e dehur. Di gjë ai do të shkonte në Shqipëri dhe do të kthehej në Kosovë pa i treguar FBI, kjo është ajo që di. Ai do të shkonte të takohej me kryeministrin Rama, nuk më thoshte kush ishte objektivi i takimit

Besoj se ishin miq personal dhe flisnin në telefon me njeri tjetrin. Charles ka marrë në telefon kryeministrin Rama në prezencën time, jo shpesh por më thoshte që e kishte mik të mirë po kaq.

Unë nuk e kam takuar zotin Nezën, Charle e ka përmendur që ishte një mik i vet por kaq, që kishin udhëtuar bashkë në Shqipëri, në Vjenë dhe që kishin shkuar me makinë nga Shqipëria në  Kosovë”, tha ajo për “Euronews”.

LEXO EDHE: “E pëlqente jetën luksoze”, Allison Guerriero flet për ish-agjentin e FBI-së: Me Ramën flisnin përmes aplikacionit Viasat, më tregonte foto që kishin bashkë

Më shumë