Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

E kishte kthyer lokalin në bazë për përdorimin e drogës, arrestohet 36 vjeçari në Fier: Sekuestrohet hashash, fara dhe një makinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 36 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e Policisë pasi e kishte kthyer lokalin në bazë për përdorimin e drogës. Atij i janë gjetur 1.140 kg fara kanabisi, 650 gram hashash gati për tu paketuar dhe disa qese farmaceutike.

Gjithashtu, nga Blutë e Fierit është sekuestruar dhe një makinëë tip “Audi” në pronësi të 36 vjeçarit me inicialet E.D.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe  650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet. 

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, njofton Policia.

Më shumë

spot_img
spot_img