Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

E kishte kthyer lokalin në bazë droge dhe kumari, Shqiponjat prangosin pronarin në Fier: Gjejnë kokainë, hashash e fisha pokeri (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Festim Dhima, 47 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe Forcat Shqiponja në Fier pasi, lokalin në pronësi të tij e kishte kthyer në bazë për konsumimin e drogës dhe për lojra fati. Nga kontrolli, ëhstë gjetur kokainë, hashash dhe fisha pokeri.

Bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në Roskovec shpërndahej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Festim Dhima 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.  Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.   

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Më shumë

spot_img
spot_img