Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E kishte fshehur te goma rezervë, italiani kapet me drogë në Durrës, arrestohet nga policia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

68dd20ee87298c5a4d3c5122c1858b31

Policia ka arrestuar një shtetas italian në Durrës, pasi kishte fshehur lëndë narkotike në makinën e tij.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia arrestoi shtetasin italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave të DVP Durrës çoi në goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike marijuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian, posedues i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në dalje në PKK Durrës, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin italian G. A.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img