Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

E kishit menduar këtë tension në Elbasan? Meta: Situatë e stisur nga Rama, Rilindja vazhdon manovrat për blerjen e votës…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se situatën e tensionuar në Elbasan sipas tij e stisi kryeministri Edi Rama.

Kreu i Shtetit teksa u pyet për situatën e tensionuar në Elbasan, bëri përgjegjës Ramën, duke shtuar se e gjithë ngjarja ndodhi në prani të policisë dhe kjo sipas Metës tregon një shtet të kapur nga krimi.

Pyetje: E kishe menduar këtë situatë të tensionuar?

Meta: “Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi. Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani në vend që të ishte sot në burg, është kandidat për deputet, kur struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve. Për këtë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do ndëshkohet në mënyrën më shembullore me 25 Prill”, u shpreh presidenti Meta gjatë intervistës për një televizon lokal.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img