Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

E kishin pushtuar krimbat, reagon Shërbimi Social për nënë Elefterinë: Donim ta dërgonim në azil, por refuzoi! Kunata kishte detyrë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2aab1c6407566d5cb36c1996ce716668

Dy ditë më parë, pas apelit të gazetares Ola Bruko dhe pasqyrimit të rastit nga Newsbomb.al, kanë ardhur dhe reagimet nga institucionet përkatëse, në lidhje me gjendjen e nënë Elefteri Qendrothanasit.

Fotot e publikuara të të moshuarës, në një cep të rrugës, me rroba të vjetra dhe vetëm një batanije, me ushqim të kalbur dhe krimba e miza që i kishin hyrë në trup, bënë xhiron e rrjetit dhe dhanë alarmin tek instancat shëndetësore.

nena1.jpg

Dje e moshuara nga Piqerrasi u mor me ambulancë dhe u dërgua në spitalin e Sarandës, për kontroll të imtësishëm mjekësor. Sot ka reaguar dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali.

Përmes një shënimi në rrjetin social facebook, Sufali thotë se për sa i përket rastit në fjalë, bëhet me dije se SHSSH e njeh si rast dhe prej shumë kohësh kanë dashur që ta dërgojnë Elefterinë në një qendër të moshuarish (azil), por kjo e fundit ka refuzuar.

Ajo përfiton një pension invaliditeti dhe me të paguhet kunata e saj, e cila është ngarkuar si kujdestare. Mirëpo si ç’shihet në foto, e moshuara Qendrothanasi ndodhet në kushte shumë të këqija, prej shumë kohësh.

nena2.jpg

Kunata e saj është “justifikuar” duke thënë se ajo mund të kujdeset për të vetëm në shtëpi, jo në rrugë, dhe se Elefteria ka ikur nga shtëpia dhe ka zgjedhur që të qendrojë vetë në rrugë.

nena3.jpg

Postimi i plotë i Sufalit

Reagim institucional mbi rastin e nënë Elefterisë

Ditën e djeshme në median elektronike u bë publik rasti i të moshuarës Elefteri Qendrothanasi nga Piqerasi. Shërbimi Social Shtetëror dhe strukturat vendore e njohin rastin dhe prej shumë kohësh kanë bërë përpjekje për sistemimin e gjyshes në një Shtëpi të Moshuarish ku mund të merrte përkujdes socio-shëndetësor me standarde të larta, por jemi hasur me refuzimin e zonjës për t’u institucionalizuar.

Në kushtet ku zgjedhja për t’u sistemuar në institucion i takon qytetarit dhe të përballur me refuzimin e zonjës, Bashkia Himarë i ka caktuar zonjës si kujdestare kundrejt pagesës kunatën e saj. Zonja Elefteri trajtohet me pagesë invaliditeti dhe caktimi i kujdestarit është bërë me qëllim që e moshuara të marrë shërbimin në banesë, jo në mjedis të institucionalizuar.

Mbrëmjen e djeshme, ekipet tona nga Shërbimi Social dhe struktura vendore, me konstatimin e një gjendjeje të rënduar shëndetësore dhe higjieno-sanitare, kanë transportuar gjyshen në Spitalin e Sarandës ku po merr të gjithë kujdesin shëndetësor sipas nevojave të saj.

elefte.jpg

elfteria.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img