Hapësire reklamuese

Aktualitet

E kishin kthyer tabakinon në dyqan kokaine, arrestohen vëllezërit në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
E kishin kthyer tabakinon në dyqan kokaine, arrestohen vëllezërit

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi shpërndanin doza kokainë, në një tabakino në kryeqytet.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dy vëllezërit, D.M 25 vjeç dhe B.M 29 vjeç, të cilët kishin në administrim një "Tabacchino", nga aty shpërndanin doza me kokainë.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tabacchino", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Shpërndanin doza të lëndës narkotike kokainë, në një tabakino, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohen doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Tabacchino".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin "Tabacchino" që administronin dy vëllezërit, në rrugën "Kasem Shima", dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.