Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

E kërkonte Gjermania, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimi 32-vjeçari nga Kazakistani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimet e Policisë kufitare në Muriqan në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur arrestimin me qëllim ekstardimi drejt Gjermanisë, të shtetasit A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa më herët i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Kempten, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”.

Njoftimi i Policisë:

Muriqan, Shkodër Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img