Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E kërcënuan nga burgu, KLGJ cakton 3 muaj mbrojtje për gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar 3 muaj mbrojtje të posaçme për gjyqtarën Arnisa Këlliçi. Ajo u kërcënua pak ditë më parë me jetën e fëmijëve të saj përmes një letre anonime.

Për këtë arsye gjyqtarja Këlliçi i drejtoi një shkresë KLGJ-së ku dhe i vuri në dijeni për letrën kërcënuese që i kishte ardhur në adresë të saj. Ajo kërkoi mbrojtje të posaçme pasi u shpreh se ndihet e kërcënuar, jo vetëm ajo, por edhe familjarët e saj.

Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, shkruhej në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo letër e cila ka shkuar në adresën e gjyqtares dyshohet të jetë dërguar nga një i burgosur.

Në letrën anonime shkruhej: E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt

LETRA KËRCËNUESE

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese