Hapësire reklamuese

Aktualitet

E kërcënoi më thikë dhe tentoi t’i merrte paratë 34 vjeçares, arrestohet në Sarandë autori i dyshuar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E kërcënoi më thikë dhe tentoi t’i merrte paratë

Ka rënë në prangat e policisë 44 vjeçari Jorgo (Leonida) Kumaraku, i cili ditën e djeshme kërcënoi me thikë dhe tentoi t’i merrte lekët një 34 vjeçareje.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Sarandës, kur 34 vjeçarja po tërhiqte lekët nga bankomati, por Kumaraku i është afruar dhe ka nxjerrë thikën, duke i thënë “o më dorëzo lekët ose të vrava, do lekët apo jetën”.

Fatmirësisht qytetarja ka arritur të largohet dhe ka bërë denoncimin në polici, me efektivët që ditën e sotme kanë arritur të kapin 44 vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë", mbetur në tentativë.



Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll