Hapësire reklamuese

Aktualitet

“E kemi parë në Shkodër”, policia vijon kërkimet për 28-vjeçarin e zhdukur nga Erseka

Shkruar nga Newsbomb
“E kemi parë në Shkodër”, policia vijon kërkimet

Policia vijon kërkimet për 28-vjeçarin nga Erseka, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur.

Bëhet me dije se policia ka marrë një telefonatë ku thuhej se të riun e kishin parë  në një kafe në Shkodër.

Pas hetimit nga policia rezulton se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon). Ai është zhdukur pa lënë gjurmë që nga data 1 nëntor, ndërsa prindërit e tij kanë ardhur nga Amerika për të gjetur djalin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu