Hapësire reklamuese

Bota

“E kemi fituar këtë të drejtë”, Zelensky: Ukraina e gatshme të punojë për t'u bërë anëtare e plotë e BE-së

Shkruar nga Newsbomb
“E kemi fituar këtë të drejtë”, Zelensky:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se vendi i tij është gati të punojë për t’u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për mediat me presidentin francez Emmanueel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, Zelensky tha se Ukraina ka fituar të drejtën për të ndjekur këtë rrugë për tu bërë pjesë e BE.

Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë një samit javën e ardhshme në të cilin aplikimit të Kievit për t'u bërë kandidat për anëtarësim ka të ngjarë të marrë dritë jeshile.

"Ukrainasit kanë fituar tashmë të drejtën për të ndjekur këtë rrugë dhe për të marrë këtë status kandidat", tha Zelensky, deklaratë e cila u mirëprit nga Macron, Scholz, Draghi dhe Iohannis.

Sondazh

Poll