Hapësire reklamuese

Politikë

E ke mbajtur Bashën në krye të PD? Po me Berishën do bashkëpunosh?! Edi Rama e thotë troç: Janë dy burra në një hall të madh, nuk merrem me ta

Shkruar nga Newsbomb
E ke mbajtur Bashën në krye të PD? Po me Berishën do

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur troç kur është pyetur sot nëse ka pasur ndikim që Lulzim Basha të qëndronte gjatë këtyre viteve në krye të PD dhe a do të bashkëpunojë me Berishën nëse pas 6 janarit ky i fundit merr drejtimin e PD. "Janë dy burra në një hall të madh. Askush nuk e zgjidh dot", tha Rama, duke bërë me dije se tashmë kohën do ua dedikojë njerëzve të thjeshtë.

"Ka vetëm një këshillë: Mos u merr me ta. Mos u merr me këtë punë. Për këtë arsye trajektorja jonë do jetë komplet tjetër. Duke filluar nga tani e deri në fund të mandatit. Do bëjmë çmos që të shkojmë më pranë njerëzve. Që politika të bëhet një mjet në funksion të njerëzve, pa dallim majtas dhe djathtas. Si te rindërtimi, nuk ka të majtë dhe të djathtë por qytetarë që duhen ndihmuar", u shpreh fillimisht ai.

Më pas gazetarja e pyeti për Bashën dhe Berishën dhe kryeministri e tha qartë se nuk do të "përzihej" me ta dhe në hallin e tyre. "S'kam asnjë arsye dhe dëshirë të merrem as me njërin e as me tjetrin", u shpreh ndër të tjera kryeministri.

A keni pasur ju ndikim për ta mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD? Ka pasur bashkëpunim jashtë syrit të publikut? Nëse pas 6 janarit opozita do drejtohet nga Berisha, ju do vazhdoni t'i qëndroni asaj që keni thënë se do bashkëpunoni me opozitën?

E di Rama: Nga statistikat e mua, dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Akuzohet kryetari i Bashkisë së ka blerë një super makinë luksi. Akuza merr dhenë. Ndërkohë makina është e dikujt tjetër, e parkuar para Bashkisë. Akuzohem unë që paguaj 730 mijë euro për avion në vit. Akuza merr dhenë, fillojnë sharjet. Gënjeshtër fund e kryje. Pa bravë fare. Kështu ka plot e plot.

Për tu kthyer te Lulzim Basha. Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të pamerituar. Është një fund i përgatitur prej vitesh, as nga unë e as nga ju, e as nga shqiptarët, por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër për të përsëritur të njëjtën gjë për rezultate të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër, përveç mite fitoresh të vjedhura. Sherre që kanë dëmtuar vendin, rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Përpjekje për të ardhur në pushtet pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Unë s'kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të madh. Askush nuk e zgjidh dot.

Hallin e tyre e kanë kthyer në hall të partisë dhe duan ta kthejnë në hall të Shqipërisë. Nuk mund të them se çfarë do të sjellë e ardhmja, s'kam asnjë arsye dhe dëshirë të merrem as me njërin e as me tjetrin. Edhe kohën që ma kanë marrë, nuk kam për tua dhënë me se do merrem me njerëzit e zakonshëm. Nuk kam asnjë preferencë. Është një marrëzi e ndarë përgjysmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu